Tech Top Tech - News

Trump pyeti AI-në e Elon Musk për kapjen e Maduros?! Zbulohen detajet e takimit sekret!

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Një president, një miliarder dhe një chatbot hyjnë në një dhomë. Nuk është fillimi i një shakaje. Është raportim i TIME. Sipas revistës, në dhjetor të vitit 2025 Donald Trump pati një takim privat me Elon Musk dhe kaloi orë te tera duke folur me Grok, inteligjencën artificiale të Musk. Dhe nje nga disa prej pyetjeve ishte kjo: Si do të reagonin banorët e Venezuelës nëse Shtetet e Bashkuara do të kapnin presidentin Nicolás Maduro?

Po. Kjo pyetje iu bë chatbot-it. Sipas raportimit, Grok u përgjigj se Maduro ishte  jopopullor dhe se shumë banorë të Venezulës mund ta festonin rrëzimin e tij. Rreth një muaj më vonë, më 3 janar, SHBA ndërhyri në Venezuelë dhe kapi Maduron. Pas reagimeve festive që pasuan, Trump thuhet se mbeti shumë i impresionuar nga Grok. Tani, qartë: kjo nuk do të thotë se Grok mori vendimin. Por fakti që AI ishte pjesë e një bisede të këtij niveli është… goxha moment. Unë ende kontrolloj në Google kur AI më thotë sa minuta duhet të ziej një vezë. Këtu po flasim për Venezuelën. Deri dje prisje në tavolinë gjeneralë, ekspertë, agjenci inteligjence, dosje sekrete. Tani mund të jetë edhe një chatbot.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.