Interi u mposht me rezultatin 3-4 nga Klub Bryzh në “San Siro”. Sfida ishte e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Kampioneve.
Trajneri Kristian Kivu tha fjalën e tij pas humbjes tronditëse në shtëpi.
“Reagimin e duhur e patëm në pjesën e parë, por pas pësimit të golit të dytë humbëm entuziazmin dhe kthjelltësinë. Filluam të improvizonim dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Kjo nuk është një ndeshje që i shkon për shtat një skuadre të fortë dhe ambicioze. Sigurisht, duhet t’i analizojmë gabimet dhe të mendojmë se si të bëjmë më mirë në krahasim me atë që kemi treguar në këto dy ndeshjet e para të Ligës së Kampioneve.
Humbëm ekuilibrin dhe distancat mes reparteve. Pas rezultatit 2-1, gjithçka doli jashtë kontrollit. E dimë se tani do ta kemi rrugën malore, por duhet të punojmë edhe me aspektin psikologjik.
Jemi të vetëdijshëm për gjërat që nuk po shkojnë mirë në Ligën e Kampioneve. Ka diçka që e kemi mbartur me vete dhe unë jam i pari që marr përgjegjësinë… Nuk po arrij të gjej ekuilibrin e duhur në ndeshje të caktuara.
Nuk mund të them se nuk më shqetësojnë 14 golat e pësuar. Ka gjëra që duhen rivlerësuar, sidomos në Ligën e Kampioneve, sepse në këtë kompeticion, kur kalon në disavantazh, është e vështirë të përmbysësh rezultatin.
Ne duhet të përqendrohemi te ekuilibri i skuadrës dhe të rikthejmë distancat e duhura mes reparteve. Ndoshta mund të kishim bërë diçka më mirë edhe në përgatitjen e ndeshjes. Mes Serisë A dhe Ligës së Kampioneve ka dallime të mëdha për sa i përket intensitetit dhe cilësisë teknike. Në gjashtë ndeshjet e ardhshme do të përpiqemi të ndryshojmë rrjedhën e gjërave.
Pa zemërim dhe vendosmëri, përmbysjet nuk arrihen. Ne duam të jemi ata që marrin iniciativën, në vend që të reagojmë ndaj kundërshtarit. Na mungoi kthjelltësia dhe u treguam tepër të nxituar”, u shpreh Kivu.
© SYRI.net
Bayern dështon në Norvegji, Interi zhgënjyes, Barça nuk fal në Champions
Çmenduri në Champions League/ Viking po turpëron Bayernin! Gola dhe surpriza në pjesët e para
VIDEO/ E pabesueshme në Champions League, Viking trondit Bayern Munich që në minutën e dytë!Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: