54-vjeçari në Tiranë paraqitet i plagosur në spital, dyshohet se u qëllua me armë zjarri
14/10/2026 09:04
Një 54-vjeçar dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë mëngjesin e kësaj të mërkure, në rrugën “Josif Pashko”.
Ai është paraqitur në spital rreth orës 06:50 dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.10.2026, rreth orës 06:50, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi G. A., rreth 54 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrugën “Josif Pashko”. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Top Channel