Një 54-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë mëngjesin e kësaj të mërkure në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50, në rrugën “Josif Pashko”.
I plagosuri, shtetasi me inicialet G. A., është paraqitur për ndihmë mjekësore në një spital shtetëror dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 14.10.2026, rreth orës 06:50, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi G. A., rreth 54 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrugën “Josif Pashko”. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”- njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.














