Michael Douglas rrëfen krizën me Catherine Zeta-Jones: U ndamë për të shpëtuar martesën
Pronari i Meta-s, Mark Zuckerberg, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas reagimit të tij gjatë provës së birrës së zezë Guinness, në një episod të podkastit “Cheeky Pint”.
Zuckerberg provoi pijen gjatë bisedës me Alexander Wang, drejtuesin e inteligjencës artificiale në Meta. Por, pas gllënjkës së parë, ai u duk se nuk e pëlqeu shijen e fortë të birrës, duke ngrysur fytyrën dhe duke pulitur sytë përpara se ta vendoste gotën në tavolinë.
Momenti u shpërnda në rrjetet sociale dhe shkaktoi reagime të shumta nga përdoruesit, të cilët komentuan shprehjen e fytyrës së miliarderit gjatë provës.
Mark Zuckerberg pretending to enjoy Guinness is my new favourite thing. https://t.co/y570hFF0V6
— Mark Malone (@soundmigration) October 12, 2026
“Nuk kam parë kurrë dikë të përpiqet të përtypë një Guinness”, shkroi një komentues, sipas Daily Mail. Një tjetër e cilësoi momentin si një nga gjërat më qesharake që kishte parë, ndërsa një përdorues i tretë komentoi se Zuckerberg dukej si një dhjetëvjeçar që po provonte birrën për herë të parë.
Reagimi i themeluesit të Meta-s e ktheu këtë moment të zakonshëm të podkastit në një temë diskutimi në internet, ku përdoruesit u përqendruan te shprehja e tij pas shijimit të pijes.
Top Channel