Rusia arreston një gazetar japonez, akuzohet për spiunazh
Rusia ka arrestuar një gazetar japonez në ishullin lindor të Sakhalin nën akuzën për spiunazh. Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, e identifikoi gazetarin si Yuki Imai, nga gazeta Hokkaido Shimbun, duke shtuar se ai ishte akuzuar për “kryerje aktivitetesh spiunazhi në territorin rus”.
Imai, një reporter në zyrën e gazetës në qytetin Yuzhno-Sakhalinsk në Sakhalin, thuhet se po përgatitej të kthehej në Japoni kur u arrestua për dyshimin se kishte mbledhur informacione mbi aftësitë mbrojtëse të Rusisë.
Agjencia e sigurisë FSB e Rusisë pretendoi se gazetari kishte ndërmend t’ia kalonte informacionin inteligjencës japoneze.
FSB-ja publikoi një video që tregonte oficerë të maskuar që sulmonin një dhomë hoteli, duke e shtyrë një burrë përtokë dhe duke e prangosur. Burri u dërgua me aeroplan në Moskë, ku një gjykatë urdhëroi që ai të mbahej në paraburgim. Akuza të tilla në Rusi dënohen deri në 20 vjet burg.
Ministria e jashtme e Japonisë i kërkoi Moskës t’i ofrojë “trajtim të drejtë dhe të paanshëm” gazetarit të ndaluar.
“Ambasada japoneze në Moskë dhe konsullata e përgjithshme në Yuzhno-Sakhalinsk paraqitën një kërkesë pranë autoriteteve ruse për dhënien e shpejtë të informacionit, si dhe për konsideratë humanitare dhe trajtim të drejtë dhe të paanshëm”, tha një zyrtar për Agence France-Presse.
Gazeta Hokkaido Shimbun tha në një deklaratë se ishte në dijeni të njoftimit nga autoritetet ruse, por “ende po konfirmonte detajet”.
Rumania ngre në ajër avionët luftarakë pas zbulimit të tre dronëve pranë kufirit me Ukrainën
Trump: Groenlanda është e pakrahasueshme për sigurinë e SHBA-së dhe Evropës
Trump dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite, shmang përgjigjen për një ndërhyrje amerikane
- 09:23 Rumania ngre në ajër avionët luftarakë pas zbulimit të tre dronëve pranë kufirit me Ukrainën
- 09:21 Papa Leo i nënshtrohet operacionit pas diagnostikimit me kancer në mushkëri
- 09:17 Anulohet mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të PS, zbulohet se kur do të zhvillohet
- 09:17 Trump: Groenlanda është e pakrahasueshme për sigurinë e SHBA-së dhe Evropës
- 09:06 Incidenti ndaj Nunciaturës Apostolike, Ministria e Jashtme: Autorët të identifikohen dhe të përgjigjen përpara ligjit
- 08:07 Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 54-vjeçari paraqitet në spital