Vjedhje me armë në Elbasan, 3 persona në kërkim! Në makinë gjenden veshje të ngjashme me uniformat e policisë
Tre persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se kanë kryer një vjedhje me armë në një banesë në lagjen “5 Maji”, në orët e para të mëngjesit të 12 tetorit.
Sipas hetimeve, personat e dyshuar kanë marrë një shumë parash dhe telefona celularë, duke kërcënuar me armë banorët e banesës.
Të shpallurit në kërkim janë M. M., 46 vjeç, banues në Lezhë, S. A., 27 vjeç, banues në Elbasan dhe N. A., 21 vjeçe, banuese në Greqi.
Në vijim të hetimeve, policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për A. N., 30 vjeç, banues në Tiranë, i afërm i 46-vjeçarit dhe pronar i automjetit që dyshohet se është përdorur nga autorët dhe më pas është braktisur.
Gjatë kontrollit në automjet, uniformat blu gjetën veshje të ngjashme me ato të Policisë, një thikë dhe një fenelinë.
Policia bën me dije se vijojnë kërkimet për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim, ndërsa hetimet po vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.
Anulohet mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të PS, zbulohet se kur do të zhvillohet
Incidenti ndaj Nunciaturës Apostolike, Ministria e Jashtme: Autorët të identifikohen dhe të përgjigjen përpara ligjit
Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 54-vjeçari paraqitet në spital
- 09:26 Vrau reperin e njohur amerikan Tupac, autori dënohet me 40 vite burg
- 09:26 Rusia arreston një gazetar japonez, akuzohet për spiunazh
- 09:23 Rumania ngre në ajër avionët luftarakë pas zbulimit të tre dronëve pranë kufirit me Ukrainën
- 09:21 Papa Leo i nënshtrohet operacionit pas diagnostikimit me kancer në mushkëri
- 09:17 Anulohet mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të PS, zbulohet se kur do të zhvillohet
- 09:17 Trump: Groenlanda është e pakrahasueshme për sigurinë e SHBA-së dhe Evropës