Disa prej lagjeve të kryeqytetit të hënën pritet të mbesin pa ujë për të paktën pesë orë.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se probleme të furnizimit me ujë do të kenë rruga “Ndue Përlleshi”, “Qëndresa”, “Lagjja e Muhaxhirëve” dhe lagjja “Ulpiana” në Prishtinë.
Kjo për shkak të ndalimit të pompave.
“Me qëllim të rritjes së kapaciteteve në stacionin e pompimit në Park, jemi të detyruar që nesër nga ora 11:00 deri në orën 16:00 të ndalim pompat. Nga kjo ndalje do të ketë mungesë të furnizimit me ujë në rrugën ‘Ndue Përlleshi’, ‘Qëndresa’, ‘Lagjja e Muhaxhirëve’ dhe lagjja Ulpiana në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Këto lagje të Prishtinës të hënën do të mbesin disa orë pa ujë
-
Disa lagje të Prishtinës qe dy ditë pa ujë, sipas KRU "Prishtina" furnizimi kthehet sonte
-
Punime në rrjet, nesër ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje në Prishtinë
-
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të premten
-
Mbetet pa ujë lagjja “Dardania” në Prishtinë