I gënjyen tani duan t'i shtypin' Mehmeti: Ministres iu rrahën studentët tek dera, minimalisht të jepte dorëheqjen

I gënjyen tani duan t'i shtypin' Mehmeti: Ministres iu rrahën studentët tek dera, minimalisht të jepte dorëheqjen

09:26, 14/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pasi i gënjyen dhe mashtruan tani i dhunojnë dhe i gjakosin. Duan dhe t’i vrasin’. Kështu shprehet i indinjuar eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti duke komentuar dhunën e paprecedentë të policisë dje ndaj studentëve protestues.

Në një intervistë për ‘Kafe Shqeto’   në Syri Tv, Mehmeti thotë se policia tregoi fytytën dhe mentalitetin e diktaturës e të dhunës.

Policia tregoi fytyrën e vet.  Njerëzit të kuptojnë se çfarë policie kemi. Ajo ishte në lartësinë e mënyrës si ishte organizuar policia. Është e paprecedentë, unë nuk njoh rast tjetër, që këta që bërtasin sot për shkatërrimin e pronës publike.  Në cilin vend të qytetëruar 20 metra larg policisë së shtetit të vritet një minoren e nuk gjen një polic dhe në atë kohë policia fshehu krimin

Ajo që më bërë përshtypje ishte dhuna ndaj femrave dhe gazetarëve. Kjo ishte e paprecedentë. Policia kishte dalë me bindje të plotë se këta nuk është se do na bëjnë ndonjë gjë, por  nëse bëjnë ne jua tregojmë vendin që të mos dalin më. Kujtojnë se do të trembin të rinjtë. Poshtë zyrës së saj u rrahën të rinjtë dhe ministrja të mos ketë një bretje ndërgjegje apo një fjalë, kjo kalon cdo cak. Mjerimi i këtij pushteti është shumë i madh.

Në çdo vend tjetër të botës një ministër jo vetëm do kishte ikur por do të ishte përlotur para asaj që pa poshtë zyrës së vet. Zonjës Kumbaro nuk iu prek asgjë, përveç faktit që iu rrahën studentët, e ardhmja e këtij vendi. Studentët nuk janë ligje, as VKM, janë njerëz. I gënjyen dhe i mashtruan për paktin, I dhunuan kur dolën të protestonin studentët e mjekësisë e tani duan ti shtypin, gjakosin e ti vrasin. Ai student shpëtoi nga Zoti. Kështu bënë dhe me rastin e Klodian Rashës. Këta kanë mentalitetin e diktaturës e të dhunës. T’I hynë në dajak, t’i vrasin dhe t’i hyjnë në shtëpi”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco