Kurti: Sot do të merret një vendim i rëndësishëm për ish-krerët e UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëroi se sot do të merret një vendim i rëndësishëm lidhur me ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të lidhura

None found

Ai foli për këtë çështje në hyrje të mbledhjes së kabinetit qeveritar, e cila po zhvillohet aktualisht, dhe theksoi nevojën për të hartuar një strategji për mbrojtjen e tyre në Apel.

Kurti tha se pasnesër mbushet një muaj nga aktgjykimi në Hagë për katër ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Ai shtoi se qeveria do të vijojë t’i mbështesë në procesin e apelit, ku pret që padrejtësia të korrigjohet.

Sipas tij, për të vazhduar përpara nevojitet një strategji e mirëmenduar dhe analizë e thellë e aktgjykimit të plotë. Kurti nënvizoi se suksesi në apel kërkon organizim dhe bëri të ditur se sot do të merret një vendim përkatës i rëndësishëm.


Shtuar më 14.10.2026 09:56

Quantcast