Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gjilani kthehet te fitorja, mposht bindshëm Drenicën

Gjilani

Gjilani e ka lënë pas humbjen befasuese që e pësoi xhiron e kaluar nga Vushtrria dhe të martën mbrëma u kthye te fitorja në Superligën e Kosovës. 
Gjilani e mposhti në shtëpi Drenicën me rezultatin bindës 3:0, në kuadër të xhiros së nëntë. 
Armend Thaqi ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 22-të për 1:0. 
Golin e dytë e shënoi Mevlan Zeka nga afërsia në minutën e 65-të.
Sulmuesi Zeka e realizoi edhe golin e tretë në minutën e 86-të.  
Te Drenica në minutën e 50-të, Aurel Limani humbi penallti. 
Për Gjilanin është fitorja e katërt, krahas dy barazimeve dhe tri humbjeve. E zë vendin e tretë me 14 pikë. 
Ndërkohë Drenica ka dy fitore, katër barazime dhe tri humbje. Renditet në pozitën e shtatë me dhjetë pikë.


Gjilani ka dyfishuar shifrat ndaj Drenicës. 

Mevlan Zeka realizoi për 2:0 në minutën e 65-të.


Gjilani në epërsi pas pjesës së parë

Gjilani e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Drenicës.

Edhe Fitore e rëndësishme e Llapit ndaj Gjilanit Futboll Fitore e rëndësishme e Llapit ndaj Gjilanit

Armend Thaqi e realizoi golin e epërsis për skuadrën gjilanase në minutën e 22-të nga penalltia.

Ndeshja i takon xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.


Gjilani në epërsi ndaj Drenicës

Gjilani ka kaluar në epërsi ndaj Drenicës. 

Edhe Fitore e rëndësishme e Drenicës në garën për mbijetesë Futboll Fitore e rëndësishme e Drenicës në garën për mbijetesë

Për 1:0 realizoi Armend Thaqi nga penalltia në minutën e 22-të.

Ndeshja i takon xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.