• Kontakt
Wednesday, October 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta e studentëve/ 16 të arrestuar dhe 49 të proceduar, Policia e Ramës i akuzon për 8 vepra penale (EMRAT)

10:05 : 14/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

16 persona kanë përfunduar në pranga dhe 49 të tjerë janë vënën nën hetim pas 9 orësh protestë kundër qeverisë.

Studentët e revoltuar nga qeveria dhe premtimet e pambajtura nisën dje sulmet ndaj Ministrisë së Arsimit, Bashkisë së Tiranës, etj.

Policia ndërkohë tregoi një sjellje kafshërore teksa ndërhyri me gaz lotsjellës, spraj me piper dhe ujë për të shpërndarë turmën. Por nuk u mjaftua me kaq pasi nisi duke dhunuar fëmijë e të moshuar e duke thyer këmbë.

Policia, e cila pretendon se mbron jetën qytetarëve por në fakt i është dorëzuar totalisht pushtetit socialist, i akuzon protestuesit e arrestuar për 8 vepra penale.

Lexo edhe:

Studentët “pushtojnë” sërish Tiranën, “Mjekësia” bojkoton mësimin e dyndet rrugëve – VIDEO

Dhuna në protestën studentore/ Ministria e Shëndetësisë: 6 persona në spital, njëri prej tyre po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Konkretisht, në pranga janë vënë: Kastriot Vata, Florian Baba, Ali Bruçi, Genc Ibrahimi, Ernest Kapo, Iljaz Sulaj, Besnik Kala, Donik Vatgjoni, Erand Zenunllari, Hamza Bushi, Olsi Vokli, Xhesion Petoku, Klevi Metaj, Berim Gjoka, Kalosh Hysbarjami dhe Korado Aliaj. Ato akuzohen për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

“Gjatë tubimit të zhvilluar më datë 13.10.2026, rreth orës 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit, disa pjesëmarrës të maskuar kanë ushtruar akte dhune, duke hedhur sende të forta, pllaka guri, kapsolla, kokteje molotovi dhe sende të tjera në drejtim të punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore, subjekteve private dhe ambienteve publike.

Si pasojë e akteve të dhunës, janë dëmtuar kangjellat rrethuese, muret dhe dritaret e godinës së Ministrisë së Arsimit, si dhe kangjellat e trotuareve, tabelat e reklamave dhe sinjalistika rrugore. Gjithashtu, janë thyer dhe djegur sende brenda një institucioni mikrofinanciar, dhe është dëmtuar fasada prej xhami e subjektit privat, bankë e nivelit të dytë.

Në rrugën “Ded Gjon Luli”, është thyer me forcë një nga dyert e godinës së Bashkisë Tiranë dhe i është vënë zjarri katit të parë të saj.

Gjatë gjithë tubimit, punonjësit e Policisë të planëzuar me shërbim janë përballur, që prej fillimit të tij, me dhunë të vazhdueshme, përmes hedhjes së gurëve, sendeve të forta, kapsollave dhe koktejeve molotovë nga grupe pjesëmarrësish të maskuar. Si pasojë, janë dëmtuar 6 punonjës policie.

Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, pas kryerjes së veprimeve procedurale:

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. V., 41 vjeç; F. B., 48 vjeç; A. B., 40 vjeç; G. I., 57 vjeç; E. K., 32 vjeç; I. S., 38 vjeç; B. K., 59 vjeç; D. V., 55 vjeç; E. Z., 30 vjeç; H. B., 52 vjeç; O. V., 35 vjeç; Xh. P., 27 vjeç; K. M., 23 vjeç; B. Gj., 31 vjeç; K. H., 38 vjeç dhe K. A., 32 vjeç, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

U proceduan penalisht 49 shtetas të tjerë.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në akte dhune ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore dhe subjekteve private, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të datës 13.10.2026.” -njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Etiketa: policiprotestestudente

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Studentët “pushtojnë” sërish Tiranën, “Mjekësia” bojkoton mësimin e dyndet rrugëve – VIDEO

10:33 : 14/10/2026
AKTUALITET

Dhuna në protestën studentore/ Ministria e Shëndetësisë: 6 persona në spital, njëri prej tyre po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

10:14 : 14/10/2026
AKTUALITET

Protesta/ SafeJournalists dënon dhunën ndaj gazetarëve: Shqetësime për përdorimin e tepruar të forcës nga Policia

09:24 : 14/10/2026
AKTUALITET

Sindikata e Universiteteve: Zëri i studentëve duhet të dëgjohet, dhuna ndaj tyre e papranueshme

09:14 : 14/10/2026
AKTUALITET

Lirohen nga komisariati nr.2 protestuesit e arrestuar

08:29 : 14/10/2026
AKTUALITET

19-vjeçari me këmbën e thyer/ Pezullohen 4 policë dhe shefi i Rendit në Komisariatin nr. 1

23:18 : 13/10/2026
Para

Nafta mbi 106 dollarë, Irani intensifikon sulmet ndaj anijeve në Hormuz

TË GJITHA

Studentët “pushtojnë” sërish Tiranën, “Mjekësia” bojkoton mësimin e dyndet rrugëve – VIDEO

10:33 : 14/10/2026

Gjimnazistët e “Partizanit” bllokojnë rrugën “Tafaj”, i bashkohen protestës kundër qeverisë (Video)

10:25 : 14/10/2026

Dhuna në protestën studentore/ Ministria e Shëndetësisë: 6 persona në spital, njëri prej tyre po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

10:14 : 14/10/2026

Nafta mbi 106 dollarë, Irani intensifikon sulmet ndaj anijeve në Hormuz

10:12 : 14/10/2026

Protesta e studentëve/ 16 të arrestuar dhe 49 të proceduar, Policia e Ramës i akuzon për 8 vepra penale (EMRAT)

10:05 : 14/10/2026

Në katër qarqe të Veriut dhe Gjirokastër, familjet shpenzojnë më pak se 10 vite më parë

09:49 : 14/10/2026

Tiranë/ Gjimnazi “Partizani” bojkoton mësimin

09:48 : 14/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com