Ministria e Shëndetësisë tregon për gjendjen e të plagosurve: 6 të lënduar në gjendje të mirë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka dhënë një përditësim mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së djeshme të studentëve në Tiranë.

Njoftimi:

Përditësim mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së djeshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të marrin kujdes shëndetësor 6 persona të lënduar, nga të cilët:

Swiss Digital Mobile Reklama

3 kalimtarë, në gjendje të mirë shëndetësore, të cilët vijojnë qëndrimin në spital. Njëri prej tyre po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
3 protestues, gjithashtu në gjendje të mirë shëndetësore. Dy prej tyre do të vijojnë qëndrimin në spital, ndërsa për personin e tretë po kryhet vlerësimi mjekësor për të përcaktuar nëse nevojitet shtrimi.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur gjatë natës 1 protestues me shenja intoksikimi, i cili, pas marrjes së trajtimit në urgjencë dhe rekomandimeve mjekësore, është larguar nga spitali.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale u uron shërim të shpejtë të gjithë personave të lënduar dhe garanton vijimin e kujdesit mjekësor sipas nevojave të secilit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?