Nxënësit e gjimnazit Partizani në Tiranë kanë bojkotuar mësimin paraditen e sotme. Ata gjithashtu i kanë vënë zjarrin koshave të plehrave para shkollës dhe kanë bllokuar rrugën.
Bojkoti vjen një ditë pas protestës së studentëve dhe dhunës brutale që policia ushtroi ndaj protestuesve.
Në një video të siguruar nga Syri gjimnazistët thërrasin në kor: Rama jepe dorëheqjen!
Ndërkohë sot studentët kanë paralajmëruar një tjetër protestë para ministrisë së Arsimit.

© SYRI.net
Integrimi, Nesho: Shqipëria e Serbia kanë regjime autoritare elektorale, jashtë kushteve të pranimit të vlerave të BE
Studentët e Mjekësisë i bashkohen revoltës duke bojkotuar mësimin, auditorët mbeten bosh
Integrimi, Çipa: Entuziazmi që ndajnë verbalisht politikanët nuk përkon realisht me procesin në tërren