I ftuar në emisionin e mëngjisit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ishte edh avokati Altin Goxhaj i cili sapo ishte liruar nga qelitë e komisariatit pas arrestimit të një dite më parë ndërkohë që filmonte dhunën e policisë ndaj studentëve që po protestonin tek ministria e Arsimit.
Ai tha në bisedë me moderatorin Flavio Qarri se shqiptarët tashmë janë në luftë. ‘Është vrarë protesta paqësore nga BE’, tha Goxhaj. ‘Prandaj duhet të luftojmë të shpëtojmë Shqipërinë nga kolonizmi’.
Flavio Qarri: Ditën e djeshme çfarë ndodhi, ku ishe?
Altin Goxhaj: Unë isha tek rruga e sheshit Avni Rrustemi dhe po filmoja operacionin policor të dhunimit të qytetarëve dhe në një moment pashë që një djalë e rrethuan dhe ju vunë të gjithë. Dhe unë po ju bërtisja mos e dhunoni se po ju filmoj Live, po ju shohin dhe i ndoqa policët ndërkohë që e dhunonin. Ndërkohë ata e fusin në një rrugicë që të mos i filmoja. Unë i ndoqa nga pas edhe pse e dija që po u fute ne rrugicë, je futur në një rugë qorre në kuptimin e plotë të fjalës. Dhe pastaj aty erdhen dy persona, ku njërin e kam identifikuar më së fundi, të cilët donin të më merrnin celularin dhe është e filmuar e gjithë skena, që unë nuk kam bërë asnjë ofendim. Pastaj pasi me gjuajtën me grushte erdhën 7 vetë që më morën zvarrë për të më marrë celularin.
Më futen në korridorin e një pallati. E kupton policia që të fut në korridorin e një pallati si me qenë bandë hajdutësh dhe aty me kanë gjuajtur përsëri me grushta dhe kam në kokë 5 goditje. Sapo kam marrë edhe raportin mjeko ligjor sepse ne gojë kam çarje në gjuhë dhe do të më duhet të shkoj në spital.
Problemi qëndron jo tek ajo që ndodhi me mua. Se me mua nuk ndodhi asgjë. Unë ju thashë që nuk kam frikë nga ju, Unë kam dale me vdekë për këtë vend me gjithë shqiptarët e tjerë, e ju kujtoni se po na frikësoni me ca grushta. Unë pashë një djalë që e kishte kokën komplet me gjak ne komisariatin numër 1.
Por ato skena që kemi parë dje vërtetojnë një gjë krejt të rëndësishme në të gjithë. Protesta paqësore vdiq. Protestën paqësore e vrau Von der Leyen. E vrau pikërisht ajo zonjë. Sepse erdhi e ju tha shqiptarëve se 133 ditë që ju këndoni, Rama jepe dorëheqjen, ne do të vazhdojmë të merremi me Ramën dhe nuk ju njofim fare se kush jeni. Pra protestën paqësore e vrau, Komisioni Evropian, Bashkimi Evropian në Shqipëri. Dhe protesta paqësore prodhoi dëshpërimin e ditës së djeshme që do të jetë mënyra e re e të protestuesit. Nuk ka kë domate dhe vezë. Do të ketë gurë tulla e çfarë të ketë mundësi...molotovë e ca të jenë sepse nuk ka më rrugë tjetër. Protesta paqësore vdiq nga ndërkombëtarët, të cilët i mohuan shqiptarëve të drejtën e protestës paqësore duke u tallur me ta dhe duke mbështetur një kriminel si Edi Rama që po shpopullon Shqipërinë dhe ardhja e ministrit izraelit i vuri vulën që në jemi në luftë. Në luftë për të çliruar vendin nga kolonizimi. 100 mijë turiste paskëshin ardhur sipas ministrit izraelit. Por nuk kemi para asnjë rrugëve. Sepse janë nëpër fshatra duke blerë tokat bujqësore të Shqipërisë. Kemi të bëjmë me një kolonizim me 300 mijë çufo dhe me 1 milionë emigrantë. Kjo është luftë. Dhe ne duhet të luftojmë për të shpëtuara Shqipërinë.
© SYRI.net
Integrimi, Çipa: Entuziazmi që ndajnë verbalisht politikanët nuk përkon realisht me procesin në tërren
Rikthimi i komunizmit/ Gazeta gjermane: Babai i Ramës firmosi dënime me vdekje, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij
'Rama jepe dorëheqjen!' Gjimnazistët e shkollës 'Partizani' bokotojnë mësimin djegin koshat e bllokojnë rrugën