14 gola dhe 6 asiste në 13 ndeshje, Harry Kane kandidat serioz për “Topin e  Artë”

Bayern Munich mund të jetë në vështirësi, por Harry Kane vazhdon të bëjë diferencën. Sulmuesi anglez realizoi një dopietë në përballjen ndaj Vikingut, duke ndihmuar bavarezët të riktheheshin nga disavantazhi 0-2. Ndeshja përfundoi në barazim, por forma e jashtëzakonshme e kapitenit të Anglisë vazhdon të tërheqë vëmendjen.

Statistikat e Kane janë mbresëlënëse. Në sezonin 2026-2027, ai ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë katër asistime në nëntë ndeshje me Bayern Munich. Ndërkohë, me kombëtaren angleze ka realizuar gjashtë gola dhe dy asistime në katër takime.

Në total, sulmuesi numëron 14 gola dhe gjashtë asistime në 13 ndeshje, shifra që e vendosin mes emrave më të spikatur të futbollit evropian dhe e bëjnë një kandidat serioz për Topin e Artë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, Kane nuk kënaqet vetëm me statistikat personale. Objektivi i tij kryesor mbetet fitimi i trofeve të mëdhenj me bavarezët, veçanërisht Champions League.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në prag të ndeshjes ndaj Vikingut, anglezi foli për përvojën e tij në Gjermani dhe ambiciet për të ardhmen.

“Kur mbërrita, nuk e dija çfarë të prisja. Kisha kaluar shumë kohë te Tottenhami dhe e dija se të gjithë prisnin shumë gola nga unë. Gjërat kanë shkuar edhe më mirë nga sa mendoja. Kam shijuar çdo moment, por kam ende objektiva për të arritur. Fitimi i Champions League është padyshim një prej tyre”, deklaroi Kane.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?