E mërkurë, 14 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 33 minuta më parë
Lifestyle

SHQETO PËRMETI receta e traditës nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Shqeto e Përmetit është një nga gatimet tradicionale që përcjell shijen dhe pasurinë e kuzhinës së zonës. Shefja e kuzhinës Albana Mançja sjell këtë recetë të trashëguar ndër breza, me mish të butë dhe salcë të shijshme, që e bën çdo tryezë më të veçantë.

Përbërësit:

Reklamë
  • Mish qengji ose viçi për 4–5 racione
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle miell
  • 1 gotë qumësht ose kos
  • 1 e verdhë veze
  • Lëng limoni sipas dëshirës
  • Majdanoz i freskët
  • Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Presim mishin në racione, shtojmë pak kripë dhe e vendosim të ziejë në zjarr të ngadaltë.

Reklamë

Ndërkohë, në një tigan kaurdisim gjalpin me miellin derisa të marrë një ngjyrë të lehtë. E shuajmë masën me pak nga lëngu i mishit, duke e trazuar mirë që të mos formohen kokrriza.

Shtojmë qumështin ose kosin, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe bashkojmë mishin me lëngun. I lëmë të ziejnë së bashku për disa minuta.

Ndërkohë, rrahim të verdhën e vezës me pak lëng limoni dhe e shtojmë në fund. E shërbejmë të ngrohtë, të spërkatur me majdanoz të freskët dhe me disa copa gjalpi të shkrirë sipër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.