Nga talent në protagonist në derbi, Himallari: Një moment që do ta kujtoj gjithë jetën

Një moment i veçantë për talentin e Partizanit, Elson Himallari, i cili ka realizuar golin e tij të parë si profesionist pikërisht në derbin e kryeqytetit!
Pavarësisht se rezultati nuk ishte ai që dëshironin të kuqtë, për Himallarin kjo sfidë do të mbetet e paharrueshme. Talenti i Partizanit ka reaguar me emocion në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë gol si një moment që do ta kujtojë gjatë gjithë jetës.
Elson Himallari: “Derbi i kryeqytetit dhe goli im i parë si profesionist. Jo rezultati që deshëm, por një moment që do ta kujtoj gjithë jetën. Falë Zotit, ky është vetëm fillimi.”
Një hap i rëndësishëm në karrierën e talentit të Partizanit, që tashmë ka një arsye më shumë për të besuar te e ardhmja!




