Himallari, talenti 17-vjeçar i Partizanit, inkurajon skuadrën pas derbit: Gjithçka sapo ka nisur

Elson Himallari la gjurmën e tij në derbin e kryeqytetit, duke shënuar golin e vetëm të Partizanit. Sulmuesi 17-vjeçar realizoi pas një inkursioni fantastik të Xhuliano Skukës.

Të lidhura

None found

Pas humbjes, Himallari publikoi një mesazh në rrjetet sociale për skuadrën dhe tifozët. “Derbi i kryeqytetit dhe goli im i parë si profesionist. Jo rezultati që deshëm, por një moment që do ta kujtoj gjithë jetën. Falë Zotit, ky është vetëm fillimi”, shkroi ai.

Himallari konsiderohet një prej talenteve më të mëdhenj të Partizanit dhe është gjithashtu pjesë e Shqipërisë U19.


Shtuar më 14.10.2026 10:59

Quantcast