Pas policisë edhe ministria e Shëndetësisë pranon dhunën brutale që policia ka ushtruar dje duke shkelur procedurat dhe tejkaluar kompetencat.
Në një njoftim të ministrisë së Shëndetësisë neë spital të plagosur nga dhuna e policisë janë dhe 3 kalimtarë.
Njoftimi
Përditësim mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së djeshme
Në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të marrin kujdes shëndetësor 6 persona të lënduar, nga të cilët:
* 3 kalimtarë, në gjendje të mirë shëndetësore, të cilët vijojnë qëndrimin në spital. Njëri prej tyre po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
* 3 protestues, gjithashtu në gjendje të mirë shëndetësore. Dy prej tyre do të vijojnë qëndrimin në spital, ndërsa për personin e tretë po kryhet vlerësimi mjekësor për të përcaktuar nëse nevojitet shtrimi.
© SYRI.net