Partia Socialiste ia ka atribuuar Sali Berishës përgjegjësinë politike për aktet e dhunës gjatë protestës së sotme ku iu vu flaka një banke të nivelit të dytë, një institucioni financiar dhe një zyre në  Ministrinë e Arsimit. Gjatë gjithë ditës, Taulant Balla publikoi një sërë videosh, fotosh dhe mesazhesh, për të cilat thotë se konfirmojnë se pas sulmeve të paprecedenta ndaj institucioneve, bizneseve dhe Policisë qëndrojnë eksponentë, aktivistë, deputetë dhe militantë të Partisë Demokratike.

Një tjetër video, për të cilën pretendon se tregon momentin para zjarrit në Ministrinë e Arsimit. Sipas tij, në pamje shihet deputeti i PD-së, Klevis Balliu, duke komunikuar me protestues të maskuar.

“Kush ia vuri zjarrin Ministrisë së Arsimit? Zjarri mban emrin Sali Berisha. Me studentët Qeveria është gjithmonë derëhapur të ulet dhe të flasë. Dhunën po e bëjnë jo-studentët! Por ngelësit për pushtet”, shkroi Balla.

Të njëpasnjëshme ishin reagimet e pjesëtarëve të kabinetit qeveritar lidhur me protestat e dhunshme.  Zv.kryeministrja Albana Koçiu shkruajti se pamjet e dhunës, flakëve dhe përplasjeve në Tiranë, na kujtojnë se sa e brishtë është vija që ndan protestën paqësore nga kaosi.

“Në këto orë duhet qetësi, vetëpërmbajtje dhe maturi. Institucionet janë pasuri publike, bizneset janë puna e dikujt, rrugët janë të të gjithëve dhe siguria është e drejtë e çdo qytetari”, shkruaj Koçiu.

Sipas saj Shqipëria nuk ka nevojë të digjet për të ndryshuar, por ka nevojë të ndërtojë, të përparojë dhe të mbrojë atë që ka arritur.

Edhe Ministrja Ibrahimaj publikoi pamjet e sulmit ndaj Ministrisë së Ekonomisë dhe shkroi se t’i vësh flakën institucioneve rrezikon jetë njerëzish.  Ndërsa ministri i Financave Petrit Malaj shkruajti se kur fjalët zëvendësohen me gurë, protesta humbet kuptimin e saj.

Për ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, kjo protestë, vetëm me studentët nuk ka më lidhje!

“Ky është modeli dhe dhuna që shqiptarët njohin prej vitesh”, shkruaji Nufi duke publikuar pamjet me deputetin e PD Klevis Balliu.

Ndërsa, Ulsi Manja tha se në aktet e dhunës oi kanë organizuar militantët e Berishës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:23
Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

Partia Socialiste ka reaguar për protestat në Tiranë ku shkruan se dhuna nuk është zgjidhje dhe fatura e kaosit në të shkuarën është paguar shtrenjtë. PS thotë se kushdo që e do atdheun, nuk e shkatërron.

“Dhuna nuk është zgjidhje!

Shqipëria e ka paguar jashtëzakonisht shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën, ku në emër të zemërimit dhe revoltës, u sulmuan institucione e u shkatërrua prona.

Cilido që e do atdheun nuk shkatërron Shqipërinë”, thuhet në postim.

Ora 19:06
Dyer të thyera dhe zyra të dëmtuara, Ibrahimaj reagon përmes pamjeve: Shkatërrimi nuk është protestë!

1791998276_3.JPG

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka reaguar sërish në rrjete sociale pas akteve të dhunës të regjistruara pasditen e sotme në ambientet e institucionit, ku protestuesit i vunë flakën godinës së Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit (MEI).

Përmes pamjeve të publikuara nga ministrja, ajo ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku dënoi aktet e dhunës dhe vandalizmit, duke theksuar se djegia e një institucioni nuk mund të konsiderohet protestë paqësore.

Stop dhunës! Stop shkatërrimit!

"Shkatërrimi nuk mund të jetë protestë! Është e dhimbshme të shohësh në flakë vendin ku çdo ditë punojnë njerëz që kanë familje që i presin në shtëpi. Asnjë pakënaqësi nuk mund të justifikojë vënien në rrezik të jetës së tyre."

Institucionet janë pasuri e përbashkët e qytetarëve dhe dëmtimi i tyre është një dëm për të gjithë ne. Djegia dhe shkatërrimi i ambienteve institucionale përbëjnë akte të papranueshme, që përtej dëmeve materiale, krijojnë rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e personave që ndodhen në godinë, si dhe cenojnë funksionimin normal të institucionit”, shkruan ministrja.


 

Ora 18:39
Flamuri i UÇK-së në protestën e dhunshme në Tiranë, Ulsi Manja reagon ashpër: Këta nuk janë studentë por militantë të Berishës

Me një video të një protestuesi që mban flamurin e UÇK-së gjatë akteve vandale në Tiranë, socialisti Ulsi Manja ka bërë thirrje për ndalimin e përdorimit të simboleve të UÇK-së në djegien e pasurive publike. 

Në postimin e tij në Facebook, Manja i quan protestuesit militantë të PD-së dhe Sali Berishës duke thënë se ata nuk janë as studentë e as qytetarë. 

"Stop përdorimit të simboleve të UÇK-së në djegien e pasurive publike dhe grabitjen e pasurisë private e publike! 
Këta nuk janë as studentë, as qytetarë! Janë militantë të PD-së dhe Sali Berishës!" thotë Manja 

Ora 18:28
Protestat e dhunshme në Tiranë, Koçiu akuzon opozitën: Janë të parët e klasës për zjarrvënie e vandalizëm

1790068375_albanakociu.jpg

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas protestës sw dhunshme në Tiranë, duke akuzuar opozitën se po përdor protestën e studentëve për akte dhune dhe vandalizëm.

“Ngelësit e përhershëm të zgjedhjeve, që përdorin dhe ndosin çdo protestë për të kaluar klasën. Këta, në fakt, s’kanë lidhje me studentët, këta janë ‘pedagogët’ e zinj të dhunës, që vijnë për të bërë apelin, për të numëruar mercenarët që kanë paguar, për të parë kush ka munguar sot në ‘mësimin’ e shkatërrimit dhe kush prej tyre do të dalë i pari i klasës për zjarrvënie e vandalizëm, atë që e mbartin në ADN-në e tyre politike”, shkruan Koçiu në rrjetet sociale.

Ora 18:25
Pamje nga protesta, Ministri Nufi: Kjo protestë, vetëm me studentët nuk ka më lidhje!

1791995982_nufi.jpeg

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale lidhur me protestën, duke deklaruar se ajo nuk ka më lidhje vetëm me studentët.

“Kjo protestë, vetëm me studentët nuk ka më lidhje! Ky është modeli dhe dhuna që shqiptarët njohin prej vitesh!”, shkruan Nufi në reagimin e saj.

Në videon e publikuar shfaqen Klevis Balliu, me maskë në fytyrë, si dhe Luçiano Boçi, të cilët duken duke biseduar me disa prej protestuesve të maskuar.

Reagimi vjen në një kohë kur protesta është shoqëruar me tensione dhe incidente, ndërsa pamjet e publikuara kanë nxitur reagime lidhur me zhvillimet në terren.

Ora 18:20
Malaj dënon aktet e dhunës ndaj Ministrisë së Financave: E drejta për të protestuar respektohet, dhuna jo

Ministri i Financave Petrit Malaj ka reaguar gjithashtu ndaj akteve të dhunshme që u regjistruan në ambientet e Ministrisë së Financave në qendër të kryeqytetit.

Në postimin e tij në Facebook, Malaj thotë se protesta e humb kuptimin në momentin kur fjalët zëvendësohen me gurë. AI thotë se e drejta për të protestuar respektohet por rrezikimi i jetës së tjetrit dhe dëmtimi i pronës publike janë të pajustifikueshme. 

"Kur fjalët zëvendësohen me gurë, protesta humbet kuptimin e saj. E drejta për të protestuar, për të kundërshtuar dhe për të kërkuar llogari është e drejtë e çdo qytetari. Dhe duhet respektuar gjithmonë. Por dhuna nuk është mënyra për t'u dëgjuar. Asnjë pakënaqësi nuk e justifikon rrezikimin e jetës së të tjerëve apo dëmtimin e pronës publike dhe private" 

Ora 18:01
Sulmi ndaj Ministrisë së Financave, reagon Ibrahimaj: Institucioni u shërben qytetarëve, të ndalet dhuna

1791388557_delinaibrahimaj.jpg

Pas akteve vandale të regjistruara pasditen e kësaj të mërkure tek Ministria e Financave, ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka reaguar duke bërë thirrje për ndalim të dhunës dhe shkatërrimit. 

"T’i vësh flakën një institucioni nuk është protestë paqësore. Është një akt që rrezikon jetë njerëzish. Këto janë zyra që i shërbejnë shtetit dhe qytetarëve, pavarësisht se kush është në qeveri. Janë vende pune ku çdo ditë punojnë njerëz, prindër, të rinj, që kanë familje që i presin në shtëpi. Asnjë punonjës nuk duhet të rrezikojë jetën në vendin e tij të punës. Asnjë pakënaqësi nuk mund të justifikojë djegien e institucioneve që u përkasin të gjithëve dhe që do t’u shërbejnë edhe brezave të ardhshëm" shkroi Ibrahimaj në Facebook.

Ora 16:20
Kush ia vuri zjarrin Ministrisë së Arsimit? Balla publikon pamjet: Zjarri mban emrin Sali Berisha

 

Taulant Balla ka publikuar një video nga protesta para Ministrisë së Arsimit, duke akuzuar drejtpërdrejtë Sali Berishën për aktet e dhunës në kryeqytet dhe specifikisht Klevis Balliun për zjarrin që kaploi zyrën në Ministrinë e Arsimit. Në video shihet Balliu me një grup militantësh demokratë që u japin direktiva protestuesve. 

Në postimin e tij, Balla shprehet se qeveria është e gatshme të dialogojë me studentët, por jo me ata që ai i quan 'ngelësit për pushtet'

Kush ia vuri zjarrin Ministrisë së Arsimit? Zjarri mban emrin Sali Berisha. Me studentët Qeveria është gjithmonë derëhapur të ulet dhe të flasë. Dhunën po e bëjnë jo-studentët! Por ngelësit për pushtet" shkruan Balla 

Ora 15:35
Organizoi zjarrvënien e Ministrisë së Arsimit? Balla publikon momentin kur Klevis Balliu bisedon me protestuesit e maskuar

1791985366_balliu.jpg

Zjarri te Ministria e Arsimit duket të mos ketë qenë një akt i menduar vetëm nga protestuesit. Në një video të publikuar nga Taulant Balla, shihen Klevis Balliu, me maskë në fytyrë, pranë të cilit ndodhet edhe Luçiano Boçi dhe bisedojnë me disa prej protestuesve të maskuar.

Balliu bën edhe disa gjeste me duar, ndërsa vetëm pak më pas, godina e ministrisë përfshihet në flakë.

Ora 15:02
Protesta/ Balla: Sulmi ndaj bankës ishte i parapërgatitur, u organizua 3 orë më herët në grupet online

 

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha sot se sulmi ndaj një dege të një banke të nivelit të dytë gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit ishte pjesë e një “skenari dhune” dhe ishte planifikuar tre orë përpara se të ndodhte, përmes grupeve të komunikimit online.

“E gjitha është skenar i parapërgatitur dhune! Ndiqeni këtë video ku po sulmohet dega e Bankës R. Ndiqeni deri në fund si ky sulm u përgatit 3 orë më parë në grupet e komunikimit online”, shkruan Balla në rrjetet sociale, duke ndarë foto nga komentet online ku bëhet thirrje për sulm ndaj bankës së nivelit të dytë. 

Ora 14:04
'Saliu është kudo', Balla nxjerr mesazhet: Aurel Bylykbashi bën thirrje për ndërprerje të punës në fabrika

1791979722_10020ballaokkk6acf642550f0e.png

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, insiston se pas përshkallëzimit të protestës në Tiranë qëndron Sali Berisha. Për të mbështetur këtë akuzë, ai ka publikuar në rrjetet sociale disa mesazhe, të cilat tregojnë sipas tij se si  funksionari i Partisë Demokratike, Aurel Bylykbashi, u bën thirrje sipërmarrjeve të ndërpresin punën në fabrika e të marrin pjesë në 'revolucion'. 

“Kudo është Saliu. Shikojeni edhe tek grupet e komunikimit të sipërmarrjeve private, funksionari i partisë së Saliut, Aurel Bylykbashi, bën thirrje për ndërprerje të punës në fabrika”, shkruan Balla.

Në një tjetër postim, kreu i grupit socialist reagoi edhe për dëmtimin e një tabele përkujtimore gjatë protestës, duke ironizuar protestuesit e maskuar.

“O çuna kjo është tabelë në përkujtim të viktimave të regjimit komunist për ‘bombën tek Ambasada sovjetike’. Nuk ka asnjë faj tabela, se mos jua ka dhënë Saliu adresën gabim?”, shkruan ai.

Ora 13:48
Peleshi bën thirrje për qetësi: Dhuna dhe vandalizmi nuk i shërbejnë askujt

1791554855_nikopeleshi.JPG

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka bërë thirrje që e drejta për të protestuar të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe në respekt të ligjit. Në një reagim, ai thekson se çdo akt dhune apo vandalizmi është i papranueshëm dhe nuk i shërben as dialogut, as interesit publik.

" E drejta për të protestuar është një e drejtë kushtetuese, por duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe në respekt të ligjit. Çdo akt dhune apo vandalizmi është i papranueshëm dhe nuk i shërben as dialogut, as interesit publik. Në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian, përgjegjësia, dialogu dhe respekti për ligjin janë vlera që duhet të na udhëheqin në çdo rrethanë, veçanërisht në këtë moment me rëndësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë.Shqipëria po  ecën me shpejtësi drejt objektivit të mbylljes së kapitujve të negociatave deri në fund të vitit të ardhshëm. Bashkimi Europian është destinacioni i të gjithë shqiptarëve, pa dallim. Për këtë qëllim, duhet të kontribuojmë të gjithë me përgjegjësi qytetare dhe historike" shkroi Peleshi. 

Ora 11:29
Gogu dënon aktet e dhunës në Tiranë: Nuk i shërbejnë asnjë qytetari! (VIDEO)

 

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, reagoi pas ngjarjeve të së martës në Tiranë, duke theksuar se e drejta për të protestuar është themelore dhe duhet respektuar, por nuk mund të ushtrohet në dëm të jetës, sigurisë dhe të drejtave të të tjerëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se "dhuna nuk i shërben asnjë qytetari", ndërsa bëri thirrje për qetësi, përgjegjësi dhe respektim të ligjit.

"Dhuna nuk është asnjëherë zgjidhje. Aq më pak thirrjet për dhunë e kaos, sulmet ndaj institucioneve dhe bizneseve. E drejta për të protestuar është themelore dhe duhet respektuar. Por ajo shoqërohet me përgjegjësinë për të respektuar jetën, sigurinë dhe të drejtat e të tjerëve. Dhuna nuk i shërben asnjë qytetari. Qetësia, përgjegjësia dhe respekti për ligjin janë në interes të të gjithëve" shkroi ai në rrjete sociale. 

Ora 11:26
Balla publikon thirrjen e Berishës për protestë: Që të mos keni asnjë dyshim se kush qëndron pas dhunës (VIDEO)

 

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, publikoi një video të Sali Berishës, për të cilën thotë se tregon se kush qëndron pas akteve të dhunës gjatë protestës në Tiranë. Në pamje, Berisha u bën thirrje anëtarëve dhe aktivistëve të Partisë Demokratike t'i bashkohen protestës kundër qeverisë. Krahas videos, Balla shkruan: “Që të mos keni asnjë dyshim se kush qëndron pas dhunës”.