Aktualitet

Bojkoti i mësimit, thyhet dera e FSHN-së, nis marshimi drejt Ministrisë së Arsimit

Tensione ka pasur edhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ndërsa disa protestues kanë thyer derën kryesore dhe janë futur në ambientet e brendshme të fakultetit.

Gjimnazistët e shkollës “Partizani” i janë bashkuar studentëve dhe të rinjve në revoltë.

Gjithashtu, edhe në universitetet e disa rretheve ka nisur bojkotimi i mësimit, në shenjë solidariteti me studentët në Tiranë.

Me thirrjet “Pa rini nuk ka Shqipëri‘ si dhe “Shqipëria kërkon revolucion“, të rinjtë kanë marshuar drejt ministrisë së Arsimit aty ku pati përplasje të ashpra gjatë ditës së djeshme me efektivët e policisë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.