Aktualitet

Pas Tiranës, bojkotohet mësimi edhe në rrethe, ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan del në rrugë

Pas Tiranës, edhe studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste.

Studentët i janë bashkuar kështu reagimit që ka nisur në disa fakultete, duke ndërprerë procesin mësimor për të shprehur pakënaqësitë e tyre. Bojkoti vjen në një kohë kur studentët në Tiranë kanë dalë gjithashtu në protestë, duke kërkuar vëmendje për shqetësimet e tyre dhe adresimin e problematikave që kanë ngritur.

Protesta pritet të shoqërohet me zhvillime të mëtejshme, ndërsa mbetet për t’u parë nëse bojkotit do t’i bashkohen edhe studentë nga fakultete të tjera.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.