Studentët në protestë, policia “blindon” Kryeministrinë! Forca të shumta në terren (VIDEO)

14 Tetor 2026 | 11:43

Studentë, të rinj dhe gjimnazistë të shumtë janë ngritur në protestë edhe këtë të mërkurë një ditë pas tensioneve të regjistruara para Ministrisë së Arsimit. Protestuesit njoftuan të mërkurën se protesta do të vijojë po në të njëjtën orë, në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit.

Por protestuesit sot kanë vendosur të nisin protestën më herët dhe nga universitete të ndryshme të Tiranës kanë dalë në rrugë dhjetëra të rinj. Lidhur me këto protesta, policia ka marrë masa dhe ka blinduar Kryeministrinë. Siç shihet edhe nga pamjet, forca të shumta policie ndodhen në terren në rast përshkallëzimi ashtu si një ditë më parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Dita e dytë e protestave në Tiranë, studentët bojkotojnë mësimin! Marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, bashkohen dhe gjimnazet

Studentët e disa universiteteve në Tiranë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë, një ditë pas protestës së shoqëruar me tensione dhe përplasje me...
11:33 | 14/10/2026

Vijon dita e protestës së studentëve, nis marshimi dhe i Politeknikut, Juridikut, Ekonomikut dhe Shkencave

Studentët në Tiranë kanë vijuar këtë të mërkurë bojkotin e mësimit dhe protestat, një ditë pas demonstratës që zgjati rreth nëntë orë dhe u shoqërua...
11:10 | 14/10/2026

Një ditë pas protestës 9-orëshe në Tiranë, gjimnazistët e “Partizanit” bojkotojnë mësimin

Një ditë pas protestës së studentëve, e cila zgjati rreth 9 orë në Tiranë dhe u shoqërua me përplasje, tensione dhe akte dhune, reagimi ka...
10:02 | 14/10/2026