Sport

PSG, Luis Enrike: Përballja me Sitin, jo provë vendimtare!

Trajneri i PSG-së, Luis Enrike, shfaqet i sigurt përpara përballjes me Mançester Sitin në Champions League, që do të zhvillohet të mërkurën.

I pyetur nëse kjo ndeshje do të përbëjë një provë të madhe për skuadrën e tij, Enrike u përgjigj:

“Jo, rezultati nuk do të ketë asnjë lidhje me atë që do të ndodhë në të ardhmen. Pas Krishtlindjeve dhe gjatë janarit, do të shohim se çfarë do të ndodhë kur të vijnë ndeshjet. Atëherë do të mund të kuptoni nivelin e skuadrave. Megjithatë, kjo është një ndeshje interesante dhe motivuese për ne. E kemi nisur sezonin në mënyrë të shkëlqyer, por nuk kemi marrë rezultatet që meritonim. Nuk jam i shqetësuar. Do të luajmë ndeshjen tonë të dytë në Champions League. Përballë kemi një skuadër të nivelit të parë, në vazon A. Jemi të motivuar”, tha ai.

LEXO EDHE: Përballë ka PSG-në e Luis Enrikes, Enco Mareska: Duhet ndeshja perfekte!

Trajneri spanjoll theksoi gjithashtu rëndësinë e të pasurit të gjithë lojtarët në dispozicion për këtë sfidë. “Të kesh të gjithë lojtarët në dispozicion është diçka pozitive për një trajner. Kjo ndeshje vjen në momentin e duhur për të parë se çfarë lloj loje mund të zhvillojmë nesër(sot). Është një sfidë të luash këtu”, shtoi Enrike.

LEXO EDHE: Champions League në Top Channel/ Betejë “sheikësh” në Etihad, Manchester City sfidon kampionët e Europës!

UEFA Champions League rikthehet këtë të mërkurë në ekranin e Top Channel, me supersfidën Manchester City–Paris Saint-Germain, një përballje mes dy prej skuadrave më të mëdha të futbollit europian.

Vëmendja e futbolldashësve do të përqendrohet në “Etihad Stadium”, ku Manchester City do të presë kampionët në fuqi të Paris Saint-Germain në një duel që pritet të sjellë emocione dhe futboll të nivelit të lartë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.