Sport

Barcelona nga festa në festë, 10 fitore në 10 ndeshje dhe 43 gola të shënuar!

Barcelona e ka nisur këtë sezon si një uragan i vërtetë si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampioneve. Skuadra blaugrana kanë fituar çdo ndeshje madje me goleada dhe tani e panjohura e madhe është; cila skuadër do të jetë në gjendje të ndërpresë dinamikën spektakolare të kampionëve të Spanjës.

Në këtë moment shifrat flasin qartë; 10 fitore në 10 ndeshje në La Liga dhe Champions dhe plot 43 gola të shënuar, për një mesatare 4.3 golash për ndeshje. Që do të thotë se Barcelona fiton dhe bind me lojën e saj. Dominimi i Barcelonës nuk është vetëm në një kompeticion. Në La Liga, blaugranat po tregojnë një superioritet të frikshëm. Por objektivi i madh për skuadrën e Hansi Flick është transferimi i këtij autoriteti në skenën evropiane dhe për momentin ndjesitë janë më shumë se pozitive. Barcelona mori dy fitore të thella kundër Feyenoord dhe Galatasaray me një bilanc 9 gola të shënuar dhe 2 të pësuar që konfirmon aftësinë e kësaj skuadre për të bërë diferencën edhe ndaj skuadrave të kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube.

‘Kemi shumë besim. Flitej se nuk kishim golat, por po tregojmë se kjo skuadër i ka. Kemi shumë lojtarë cilësorë edhe në stol. Skuadra është e madhe dhe shumë e mirë dhe kjo po vihet re. Tani vijnë ndeshje të rëndësishme’-tha Pedri pas ndeshjes me Galatasaray.

LEXO EDHE: Champions League në Top Channel/ Betejë “sheikësh” në Etihad, Manchester City sfidon kampionët e Europës!

Kalendari i ndeshjeve të radhës i jep mundësinë Barcelonës që të japë një goditje akoma më të fortë. Pas ndeshjes të së shtunës me Betis në La Liga, për katalanasit vjen një sfidë e dyfishtë që do të testojë forcën e tyre, ndeshja me Paris Saint Germainit dhe El Clasico me Realin e Madridit.

LEXO EDHE: Përballë ka PSG-në e Luis Enrikes, Enco Mareska: Duhet ndeshja perfekte!

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.