Universiteteti i Elbasanit është sodilarizuar me studentët e Tiranës, duke u ndërgjegjësuar me ta pas dhunës dhe terrorit të ushtruar nga ana e forcave policore në protestën e së martës, 13 tetor te Ministria e Arsimit.
Nga raportimet e fundit, Universiteti i Elbasanit ‘Aleksandër Xhuvani’, kanë bojkotuar auditoret, duke mos shkuar në lëkesione.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për studentët e Ekonomikut dhe studentët e Mësuesisë dhe një pjesë e studentëve të qëndrorit, në Universitetin e Elbasanit.
Aktualisht ka shpërthyer një revolt protestash studentore dhe të gjimnazistëve, të cilët kanë zgjedhur të solidarizohen pas protestave të dhunshme që u zhvilluan ditën e djeshme te Ministria e Arsimit, e cila agravoi edhe me përdorimin e forcës dhe dhunës nga ana e Policisë së Shtetit.
© SYRI.net
Protesta e studentëve tek ministria e Arsimit/ Goditet me gurë godina, thirrje në kor: Dorëheqje!
Tensionohet situata tek Ministria e Arsimit, shkulen kangjellat – Studentët: Poshtë diktatura, dorëheqje, dorëheqje
'Erdhëm'! Sheshi para ministrisë së Arsimit plot me studentë, policia e krimit me skafandra mbron godinën