Një qytetar, i cili deklaron se është anëtar i Partisë Socialiste, ka djegur teserën e anëtarësisë gjatë protestës së studentëve, duke shprehur zhgënjimin e tij ndaj forcës politike ku ka qenë pjesë prej vitesh.
Gjatë protestës, qytetari deklaroi se ishte rritur politikisht me Edi Ramën dhe se më herët kishte qenë mbështetës i Fatos Nanos.
Të lidhura
None found
Megjithatë, ai tha se nuk dëshiron të jetë më pjesë e PS-së.
“Jam anëtar i PS, jam rritur me Edi Ramën. Kam qenë me Fatos Nanon, e djeg dhe nuk e dua më PS. Nuk më ka bërë asnjë të drejtë PS”, tha qytetari.





