Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten

14 Tetor 2026 | 12:12

Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit ka dalë këtë të mërkurë me një njoftim ku ka bërë me dije çmimet e reja të karburanteve. Ky njoftim vjen një ditë pasi u publikuan çmimet e reja të cilat rrisnin çmimet.

Ssipas njoftimit të sotëm, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 213 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 201 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 14 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

“Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg”, thuhej më tej në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndryshon orari i mbledhjes së qeverisë, zbulohet arsyeja

Qeveria ka ndryshuar orarin zyrtar të mbledhjes së tij për ditën e sotme. Mbledhja që ishte parashikuar të zhvillohej në orën 17:30 por është ndryshuar...
12:05 | 14/10/2026

Tensionohet protesta e studentëve, shkulen kangjellat para Ministrisë së Arsimit

Shkulja e kangjellave ka tensionuar protestën e studentëve në Tiranë, në ditën e dytë të demonstratave kundër situatës në arsim. Studentët, të cilët kanë bojkotuar...
11:50 | 14/10/2026

Studentët në protestë, policia “blindon” Kryeministrinë! Forca të shumta në terren (VIDEO)

Studentë, të rinj dhe gjimnazistë të shumtë janë ngritur në protestë edhe këtë të mërkurë një ditë pas tensioneve të regjistruara para Ministrisë së Arsimit....
11:43 | 14/10/2026