Tifozët ultras u janë bashkuar studentëve dhe gjimnazistëve, në protestën e kësaj të mërkure përpara Ministrisë së Arsimit.
Tashmë tifozët e futbollit shqiptar janë solidarizuar me studentët, të cilët që prej ditës së djeshme qëndrojnë në ballë të dhunës policore dhe arrestimeve që pasuan më pas.
Si pasojë e terrorit dhe dhunës nga ana e punonjësve të policisë, shumë të rinj mbetën të lënduar dhe përfunduan të spitali i ‘Traumës’ me fraktura të rënda, ndërsa Policia e Shtetit arrestoi 16 studentë dhe shoqëroi 49 të tjerë duke i proceduar penalisht.
Edhe këtë të mërkurë nuk kanë munguar tensionet para Ministrisë së Arsimit, ndërsa forca të shumta policore janë zhvendosur pranë institucionit arsimor, duke formuar kordon për të mos lejuar studentët të hyjnë brenda ambienteve.
© SYRI.net