Aktualitet Live From Tirana

“Bojkotohet mësimi në solidaritet të protestës studentore”/Kristi Gongo raporton: Nuk ka humbje jete dhe as persona të intubuar!

E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, ka qenë gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, për të raportuar mbi situatën aktuale të protestës studentore që po mbahet në kryeqytet, si dhe mbi atë se çfarë ndodhi ditën e djeshme…

Jemi në ndjekje të zhvillimeve të fundit, duke parë se si është situata me bojkotin e paralajmëruar nga studentët pas procesit të ditës së djeshme që kulmoi në një moment shpërthyes mund të themi pas 135 ditësh protestë në vazhdimësi të asaj që quhet Revolucioni Flamingo u mblodhën në Ministrinë e Arsimit dhe ditën e sotme në vijimësi të situatës së dhunës që u pa ditën e djeshme, ata paralajmëruan dhe u fol për një solidarizim nga ana e studentëve për bojkot dhe mos ndjekje të procesit mësimor akademik ditën e sotme. Kemi parë se si është situata në disa fakultete ku ka mund të themi bojkot të pjesshëm. Nga gazetaria më konfirmohet që një pjesa e madhe e auditoreve janë bosh. Studentët nuk janë paraqitur në mësim, por nga ana tjetër pedagogët janë shfaqur dhe është ndërprerë pra procesi akademik për këtë fakultet. Nga ana tjetër, në pjesën tjetër të fakulteteve apo nëse flasim për universitetet në përgjithësi, bojkoti është i pjesshëm. Një pjesë e mirë e studentëve kanë bojkotuar, por ka dhe nga ata që janë paraqitur dhe kanë zhvilluar mësimin. Por ajo që është aktualisht në këtë situatë është përfshirja e gjimnazeve. Kemi të paktën deri më tani Gjermanin Partizanin që ka refuzuar hyrjen në procesin mësimor në nisje të ditës së mësimit herët në mëngjes dhe ku kanë bërë thirrje të vazhdueshme mbi mbështetjen e protestës. Megjithatë, nuk kemi mund të themi zyrtarisht një nisje proteste sikundër se ndodhi dje, që ishte orari 14:00 i 13 tetorit. Ditën e sotme është njoftuar që do të ketë të njëjtin orar protesta për t’u mbledhur në sheshin para Ministrisë së Arsimit, ku do të vijojë kjo revoltë që tashmë është pëshkallëzuar jo vetëm me fjalimet. Është hequr megafoni, sikundërse thamë dhe do të ketë momente tensioni të paralajmëruara dhe gjithçka është në dorën e studentëve.

Ti ke qenë në mes të kulmimit të protestës dje, si ishte kjo situatë?

Po, në fakt ishte një moment që nga shumica nuk pritej. Të jemi realistë, sepse kemi parë 135 ditë protestë ku sikundërse u shpresua edhe nga qeveria që pakësimi i numrave do të thoshte pakësim i revoltës, por brenda protestës së Flamingove duhet të themi që ka pasur përplasje grupimesh, pra mendime të ndryshme dhe ishin të rinjtë ata që refuzonin atë podiumin e krijuar aty para sheshit të kryeministrisë, duke mos u dakord që të kishte megafon edhe fjalime dhe duke i dhënë fjalën kujtdo që mund të fliste dhe përtej shqetësimeve të protestës. Kjo u tregua ditën e djeshme me thirrjen që u bë nga studentët që tashmë nuk është më në dorën e tyre, por është në dorën e gjeneratës Z dhe ne do shprehim revolten. Nuk pranojmë më që të mbetet thjesht një protestë paqësore. U shfaq në fakt me momente të qeta vetëm tridhjetë minutësin e parë të protestës nga ajo që kemi vërejtur. Më pas ndodhi një përplasje e menjëhershme ku si fillim ishin vezët dhe boja, ajo që iu drejtua mureve të Ministrisë së Arsimit si simbolik për të treguar njollosjen e sistemit arsimor, por shkoi përtej kësaj mund të them, sepse e djeshmja nuk mund ta krahasoj me vitin 2018 që ka qenë po në ndjekje të protestës për studentët e lëvizjes që nisi në atë kohë për shkak të tarifave që pati një rritje në universitete, konkretisht nga Universiteti Politeknik dhe madje nga Fakulteti i Arkitekturës, i Inxhinierisë në atë kohë me sa kujtoj. Ndërkohë që u reflektua më pas me një pakt për universitetin që u quajt nga qeveria, ku pati plotësim, sikundër u pretendua me kërkesa konkrete për të mirat e të rinjve. Ndërkohë, dita e djeshme u tregua që nuk ka një kërkesë zyrtare, pra nuk është se i kërkohet qeverisë që të plotësohet një listë me kërkesa të parashtruara nga ana e studentëve. Nuk është se ata janë të shqetësuar vetëm me situatën që ndodhet në sistemin arsimor. U duk se protesta e djeshme ka kaluar në një nivel tjetër, në një nivel politik që ata janë kundër sistemit.

Në rrjetet sociale ka një diskutim masiv tani të bërë mbi pretendimet që një djalë i ri, ndoshta rreth moshës 16 vjeç, mund të ketë humbur dje jetën. Madje madje thuhet edhe që personi i cili është parë i transportuar në spital me thyerjen e këmbës, nuk është i njëjti. Pra mendohet që policia po provon të kamuflojë diçka dhr tani në botën e rrjeteve sociale informacioni është i vështirë edhe për t’u kuptuar nëse është i vërtetë ose jo. Çfarë di ti për këtë dhe si ia bëjmë ne që të ruhemi nga dezinformimi?

Është në fakt një shqetësim shumë i madh, sepse e ka bërë shumë të vështirë fakti që teknologjia e amplifikon shpërndarjen e informacionit, sidomos edhe pa verifikuar. Dhe jemi vërtet edhe ne në këtë presionin që pyetemi vazhdimisht që e konfirmon apo jo, por janë ngjarje shumë të vrullshme. Janë ngjarje që në fakt duan paksa durim. Të marrim pak frymë edhe të pyesim disa burime para se të transmetojmë edhe të publikojmë një informacion që është shumë i ndjeshëm. Kemi të bëjmë me të rinj, me personazhe të cilët vërtet janë të vegjël. Mund të themi se kanë familje, kanë njerëz që shqetësohen për ta dhe unë nuk e konfirmoj, të paktën me informacionet e spitalit, por edhe vetë të gjithë institucioneve të pyetura nuk thonë që ka humbje jete apo edhe persona të intubuar. Ka pasur persona që kanë marrë ndihmë mjekësore, por ka pasur edhe në gjendje të rënduar. Pamjet vërtet kanë qenë të rënda në disa momente me disa të rinj, por nuk konfirmohet në asnjë moment që ka humbje jete dhe gjithashtu nuk konfirmohet për pjesën e personave të intubuar.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.