9 orë protestë dhe përplasje në Tiranë, dëme në rrugë dhe biznese/ Semaforë e shtylla të thyera, xhama të copëtuar dhe kosha të djegur
14/10/2026 12:19
Dëmet e shkaktuara gjatë protestës së djeshme në Tiranë janë të dukshme këtë të mërkurë në disa zona të kryeqytetit, pas rreth 9 orësh protestë dhe përplasjesh.
Semaforë dhe shtylla të thyera, xhama të copëtuar, kosha mbeturinash të djegur dhe biznese të dëmtuara janë disa nga pasojat e lëna pas në rrugët ku u zhvilluan përplasjet.
Gjurmët e protestës janë të dukshme edhe në trotuare dhe akse rrugore, ku gjatë tensioneve u dëmtuan elementë të infrastrukturës publike.
Pamjet e mëngjesit të sotëm tregojnë përmasat e dëmeve materiale të shkaktuara gjatë orëve të protestës, ndërsa në disa prej zonave ka nisur puna për pastrimin dhe rikthimin e situatës në normalitet.
Top Channel