Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Formohet Grupi Punues për Projektligjin për Byronë e konfiskimit të pasurisë

Komisioni për Legjislacion, Mandate

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin Korrupsionit, në mbledhjen e sotme ka formuar grupin punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe verifikimin e konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Në mbledhje pas diskutimeve për propozime rreth anëtarëve të këtij grupi, u zgjodhën gjashtë prej tyre.

Anëtarët e këtij grupi do të jenë Vigan Qorrolli, Besnik Tahiri, Blerta Deliu, Doarsa Kica Xhelili, Adnan Rrustemi dhe Albert Kinolli. /KP