Këshilli i Ministrave ka ndryshuar orarin zyrtar të mbledhjes së tij për ditën e sotme.
Burime për mediat konfirmojnë se mbledhja që ishte parashikuar të zhvillohej në orën 17:30, por është ndryshuar për t’u mbajtur në orën 12:30.
Mësohet se ky ndryshim i agjendës ka ardhur si pasojë e anulimit të mbledhjes së grupit parlamentar, ç’ka ka krijuar hapësirë që ekzekutivi të mblidhet më herët gjatë ditës për të shqyrtuar pikat e parashikuara në rendin e ditës.
Sakaq mësohet se kreu i qeverisë ka mbërritur ne ambientet e Kryeministrisë vetëm pak minuta më parë.














