Edhe studentët në Universitetin e Shkodrës kanë bojkotuar leksionet në auditore, në shenjë solidarizimi me kolegët e tyre të Tiranës.
Këtë të mërkurë studentët e fakultetit të Gjuhëve të Huaja kanë zgjedhur të mos ulen në auditore ndryshe nga ditët e para të vitit akademik, duke e cilësuar një kauzë të drejtë atë çfarë po ndodh me protestat në Tiranë.
Ndërkohë ata e kanë cilësuar makabritet, dhunën e përdorur nga uniformat blu, ndërsa shprehen se pavarësisht terrorit policor, nuk do të mund të shuhet dot zëri i studentëve.
‘Protesta në Tiranë një kauzë shumë e drejtë, për të sjellë një ndryshim të mirë për këtë vend. Dhuna që është përdorur është makabër. Shpresojmë që gjëndja të mos bëhet më keq. Policia nuk duhet të ushtrojë kurrë aq shumë dhunë. Studentëve nuk do ia arrijnë t’ua heqin zërin e tyre’, shprehen ata.













