Qindra studentë janë mbledhur përsëri sot në Rrugën e Durrësit në protestë masive antiqeveritare.
Pas një ditë më parë ku policia e shtetit dhunoi barbarisht dhe arrestoi në mënyrë brutale shumë prej tyrë, sot gjimnazet e Tiranës janë bashkuar me studëntët. Kërkesa e tyre është e panegociushme, dorëheqje të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Sot policia e shtetit ende nuk ka bërë ndërhyrje dhe studentët duket se po e sfidojnë të zemëruar për dhunën e ushtruar ndaj bashkëmoshatarëve të tyre një ditë më parë.
Ndër ta shihen dhe studentë që i përkasin Forumit Rinor Socialiste të cilët po djegin kartat e anëtarësisë së PS
© SYRI.net