Lajmi i fundit

LIVE - 'Dorëheqje!' Studentët bojkotojnë auditoret, revoltë para ministrisë së Arsimit! Berisha në konferencë

Dje e rriten 8 lekë, sot e ulen 6 lekë naftën/ Ja si tallet bordi i Ramës me Shqiptarët

Dje e rriten 8 lekë, sot e ulen 6 lekë naftën/ Ja si tallet bordi i Ramës me Shqiptarët

12:27, 14/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tallje më të madhe se kjo e ulje – ngritjeve të çmimeve të naftës, më shqiptarët nuk ka. Një ditë bordi i Ramës. e ul 7 lekë, të nesermen e ngre 7 lekë. Pastaj ditët ne vijim e ul 2 lekë, e pastaj e ngre 3 lekë.

Edhe vendimi i sotshëm pasi një dite më parë e rriti me 8 lekë litrin dhe sot e uli me 6 lekë është pjesë e talljes së përhershme që kjo mazhorancë u bën shqiptarëve.

Njoftim për Shtyp

Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e rradhës.

Kështu Bordi i Transparencës në datë  14 Tetor 2026, vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 213 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se  201  lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

🗓️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 14 ora  14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco