Përplasje mes policisë dhe protestuesve, hidhet ujë me presion. Disa të shoqëruar

Situata është tensionuar gjatë protestës së zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, ku ka nisur përplasja fizike mes efektivëve të Policisë së Shtetit dhe protestuesve.

Gjatë përshkallëzimit të situatës, është përdorur ujë me presion për shuarjen e zjarrit që u ishte vënë koshave të mbeturinave, ndërsa raportohet edhe për disa persona të shoqëruar nga policia.

Situata para Ministrisë së Arsimit vijon të jetë e tensionuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, efektivët e Policisë kanë zhbllokuar rrugën, e cila ishte e mbyllur me kangjella, për t’i hapur rrugë autobotit të ujit. Menjëherë pas kësaj, autoboti ka nisur hedhjen e ujit me presion në drejtim të protestuesve, me qëllim shpërndarjen e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?