Protesta e studentëve është përshkallëzuar akoma më shumë.
Përpos studentëve nga fakulteteve të ndryshme në Tiranë, edhe studentë e Universitetit të Sportit janë bashkuar me protestën.
Ndërkaq, në tubim situata është e tensionuar përpara Ministrisë së Arsimit.
Protestuesit kanë djegur koshat e mbeturinave dhe kanë bllokuar rrugën me kangjella. Një numër i madh i efektivëve vazhdojnë që të qëndrojnë në terren.
Protestuesit kanë vendosur si barrikada edhe kangjellat e shkulura nga rrugët, si dhe koshat e mbeturinave.












