E mërkurë, 14 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Çmendet” 35 vjeçari në Tiranë, i vendos zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, humbin jetën çifti i të moshuarve

Një 35 vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia. Rreth orës 00:30, ai i ka vënë zjarrin një banesë sociale, ku jetonin prindërit e bashkëjetueses së tij.

Si pasojë e flakëve, çifti i të moshuarve ka humbur jetën.

Reklamë

“Rreth orës 00:30 të datës 14.10.2026, menjëherë pas njoftimit për zjarr te banesat sociale në rrugën “Ali Shefqeti”, Shkozë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë në lidhje me rastin.

Nga veprimet hetimore të kryera nga ekspertë kriminalistë dhe ekspertë të rasteve të zjarrvënieve, dyshohet se shtetasi A. I., 35 vjeç, i ka vënë zjarrin njërës prej banesave të këtij kompleksi, konkretisht asaj të shtetasve I. Z., 65 vjeçe dhe A. Z., 68 vjeç, prindër të bashkëjetueses së tij. Si pasojë, humbën jetën në spital, të dy bashkëshortët.

Reklamë

Si rezultat i veprimeve të menjëhershme policore, 35-vjeçari u arrestua menjëherë pas kryerjes së krimit”, njofton policia.

Hetimi është në vijim, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore, të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.