E rëndë në Tiranë, 35-vjeçari i vë flakën banesës së prindërve të bashkëjetueses së tij, humbin jetën bashkëshortët
Policia e Shtetit ka reaguar për protestën që po zhvillohet përpara Ministrisë së Arsimit, duke u bërë thirrje pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga aktet e dhunës.
Në reagimin zyrtar, policia paralajmëron se çdo person që kryen veprime të kundërligjshme do të mbajë përgjegjësi penale përpara ligjit.
Reagimi:
Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në tubim të ruajnë qetësinë, të shmangin çdo akt dhune dhe të distancohen nga personat e maskuar që po sulmojnë punonjësit e Policisë dhe po dëmtojnë pronën publike e private.
E drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, por dhuna ndaj punonjësve të Policisë, qytetarëve dhe institucioneve është e papranueshme dhe e dënueshme me ligj.
Policia e Shtetit është në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e çdo qytetari, ushtrimin e të drejtës së tubimit paqësor, mbrojtjen e jetës, pronës dhe institucioneve.
Apelojmë për ndërprerjen e menjëhershme të akteve të dhunës. Çdo person që kryen veprime të kundërligjshme do të mbajë përgjegjësi penale përpara ligjit.
Policia e Shtetit do të vijojë të veprojë me profesionalizëm, përmbajtje dhe vendosmëri, në përputhje me ligjin, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.
E drejta për të protestuar mbrohet. Dhuna nuk tolerohet.
Top Channel