Protesta e studentëve, policia apel: Distancohuni nga personat e maskuar që sulmojnë efektivët

14 Tetor 2026 | 12:51

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në protestën studentore në Tiranë të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga personat e maskuar, të cilët, sipas policisë, po sulmojnë punonjësit e saj dhe po dëmtojnë pronën publike e private.

Në një apel drejtuar protestuesve, Policia thekson se e drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, por nënvizon se dhuna ndaj efektivëve, qytetarëve dhe institucioneve është e papranueshme dhe e dënueshme me ligj.

Policia e Shtetit bën me dije se do të vijojë të jetë në terren për të garantuar sigurinë publike, mbrojtjen e jetës dhe pronës, si dhe ushtrimin e të drejtës për tubim paqësor.

Autoritetet u kanë kërkuar protestuesve ndërprerjen e menjëhershme të akteve të dhunës, duke paralajmëruar se çdo person që kryen veprime të kundërligjshme do të mbajë përgjegjësi penale.

“E drejta për të protestuar mbrohet. Dhuna nuk tolerohet”, thuhet në apelin e Policisë së Shtetit, e cila shprehet se do të vijojë të veprojë me profesionalizëm, përmbajtje dhe vendosmëri, në përputhje me ligjin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, humbin jetën 2 bashkëshortët! Arrestohet autori në Tiranë

Tiranë/Zbardhen autorësia dhe rrethanat e zjarrit, rreth mesnatës, te banesat sociale. I vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, në Shkozë, me pasojë vdekjen e...
12:37 | 14/10/2026

Të rinjtë i vënë flakën koshave të mbeturinave, ndërhyn menjëherë policia (VIDEO)

Situata para Ministrisë së Arsimit vijon të jetë e tensionuar pasditen e sotme, teksa një grup të rinjsh kanë ndezur flakë në koshat e mbeturinave....
12:32 | 14/10/2026

PD anulon mbledhjen e Grupit Parlamentar, deputetët do t’iu bashkohen protestuesve

Partia Demokratike ka njoftuar se ka anuluar mbledhjen e grupit parlamentar që do të zhvillohej në orën 12:00 në sallën “Pjetër Arbnori”. Mbledhja raportohej se...
12:23 | 14/10/2026