Mungesa e kuorumit pezullon mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Komuniteteve

Mbledhja e radhës së Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim nuk u zhvillua për shkak të mungesës së kuorumit.

Të lidhura

None found

Në sallë ishin të pranishëm vetëm katër anëtarë, ndërsa për kuorum nevojiteshin shtatë. Komisioni përbëhet gjithsej nga 12 anëtarë.

Rendi i ditës parashikonte shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Mbledhja është shtyrë për nesër, në orën 09:30.


Quantcast