Protestës së studentëve në Tiranë i janë bashkuar edhe studentët e Universitetit të Shkodrës, ku Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka bojkotuar procesin mësimor në shenjë solidariteti me protestuesit.
Studentët e Shkodrës e cilësojnë protestën në kryeqytet si një kauzë të drejtë, që synon të sjellë ndryshime pozitive për vendin. Ata kanë dënuar dhunën e ushtruar nga policia ndaj studentëve protestues, duke e cilësuar atë si makabre.
Studentët shprehen se shpresojnë që situata të mos përshkallëzohet më tej, ndërsa theksojnë se policia nuk duhet të përdorë forcë të tepruar ndaj protestuesve.
“Studentëve nuk do të arrijnë t’ua heqin zërin”, shprehen ata, duke nënvizuar vendosmërinë për të vijuar të shprehin qëndrimet dhe kërkesat e tyre.












