Berisha konferenë për shtyp: Rama të jap dorëheqjen, rruga e vetme për të zgjidhur krizën
Partia Demokratike ka anuluar mbledhjen e grupit parlamentar, ndërsa deputetët demokratë i janë bashkuar protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen e menjëhershme, duke e cilësuar largimin e tij si rrugën e vetme për zgjidhjen e krizës politike në vend.
Berisha ka kërkuar gjithashtu krijimin e një qeverie teknike, e cila, sipas tij, duhet ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të lira.
“I kërkoj Ramës të japë dorëheqjen. Rruga e vetme për zgjidhjen më të shpejtë, më pak të dhimbshme, të krizës së thellë në të cilën ka zhytur vendin, është largimi i tij i menjëhershëm. Krijimi i një qeverie që çon vendin drejt zgjedhjeve të lira është kusht i të gjitha kushteve që vendi të dalë nga kriza”, tha Berisha.
PD anulon mbledhjen e Grupit Parlamentar, deputetët do t’iu bashkohen protestuesve
Protesta blindon dyert e Kryeministrisë, kryeministri Rama hyn nga hyrja e pasme (VIDEO)
Ndryshon orari i mbledhjes së qeverisë, zbulohet arsyeja
- 12:51 Protesta e studentëve, policia apel: Distancohuni nga personat e maskuar që sulmojnë efektivët
- 12:45 Protesta studentore, digjen koshat para Ministrisë së Arsimit! Vijon tubimi mes tensioneve
- 12:37 I vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, humbin jetën 2 bashkëshortët! Arrestohet autori në Tiranë
- 12:32 Të rinjtë i vënë flakën koshave të mbeturinave, ndërhyn menjëherë policia (VIDEO)
- 12:23 PD anulon mbledhjen e Grupit Parlamentar, deputetët do t’iu bashkohen protestuesve
- 12:12 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten