Skuka shkëlqeu në derbi, por humbja e Partizanit e rëndon ende sulmuesin

Xhuliano Skuka zhvilloi ndaj Tiranës një nga ndeshjet e tij më të mira që prej rikthimit te Partizani në verën e vitit 2025.

Të lidhura

None found

Edhe pse nuk arriti të shënonte, sulmuesi dha kontribut të drejtpërdrejtë në golin e Himallarit. Ishte aksioni i tij në thellësi dhe insistimi në krah që krijuan hapësirën për Himallarin në zonën e kundërshtarit.

Skuka vijoi të ishte protagonist edhe pas pushimit. Ai veproi saktë në krah dhe më pas shërbeu në qendër për Humanin, por ky i fundit humbi një mundësi të artë për të shënuar.

Megjithatë, disfata në derbi duket se e ka prekur ndjeshëm kapitenin e Partizanit. Në një tjetër “story” në Instagram, Xhuliano Skuka është shfaqur emocionalisht i dërrmuar, ndërsa foton e ka publikuar bardhezi, duke pasqyruar gjendjen e tij pas humbjes.


Shtuar më 14.10.2026 12:58

Quantcast