Huthët kërcënojnë Riadin dhe Izraelin me ndihmën e Kinës, synojnë të prodhojnë një raketë me rreze veprimi mbi 3,000 km
Huthët e Jemenit po përpiqen të montojnë raketa balistike të avancuara me rreze të mesme veprimi duke përdorur komponentë të furnizuar nga Kina, sipas një raporti nga organizata britanike kërkimore Conflict Armament Research .
Sipas raportit, organizata e mbështetur nga Teherani po përpiqet të ndërtojë një version të raketës së drejtuar me precizion Kheibar Shekan të Iranit , duke përdorur komponentë kinezë. Raketa në zhvillim e sipër vlerësohet të ketë një rreze veprimi prej rreth 1,900 miljesh, ose rreth 3,060 kilometrash, gjë që do t’i lejonte asaj të godiste objektiva në Izrael dhe Arabinë Saudite.
Kheibar Shekan, që do të thotë “shkatërruesi i Khaibar”, është emëruar sipas një fortese hebraike të pushtuar nga luftëtarët myslimanë në vitet e para të Islamit.
Raketa iraniane ka një rreze veprimi prej 1,450 kilometrash, rreth 900 miljesh, dhe mund të arrijë si shtetet e Gjirit ashtu edhe Izraelin. Aftësia e saj për t’u vendosur dhe lëshuar shpejt e ndihmoi Iranin të shmangte sulmet gjatë luftës, ndërsa forcat ajrore izraelite dhe amerikane gjurmuan dhe shkatërruan vendet e lëshimit.
Kremlini për luftën në Ukrainë: Evropianët po bëjnë gjithçka që munden për ta vazhduar atë
Çfarë pritet nga samiti i tetorit i BE-së
Zelenskyy: Rusia tregon mungesë respekti ndaj SHBA dhe Trumpit duke vazhduar sulmet
- 13:07 Protesta para Ministrisë së Arsimit, reagon delegacioni i BE: Të gjitha palët të ulin tensionet
- 13:07 Mbaron mbledhja e qeverisë, Euronews Albania mëson komentin e parë të Ramës për protestën
- 12:58 Vijojnë tensionet në protestë, policia shoqëron disa protestues (VIDEO)
- 12:57 Berisha konferenë për shtyp: Rama të jap dorëheqjen, rruga e vetme për të zgjidhur krizën
- 12:51 Protesta e studentëve, policia apel: Distancohuni nga personat e maskuar që sulmojnë efektivët
- 12:45 Protesta studentore, digjen koshat para Ministrisë së Arsimit! Vijon tubimi mes tensioneve