Mbaron mbledhja e qeverisë, Euronews Albania mëson komentin e parë të Ramës për protestën
Ka përfunduar mbledhja e qeverisë, e zhvilluar këtë të mërkurë në një kohë kur Tirana po përjeton ditën e dytë të protestës studentore.
Sipas gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu, Kryeministri Edi Rama është shprehur gjatë mbledhjes se personat që kanë ushtruar dhunë gjatë protestës, sipas tij, nuk janë studentë. Po ashtu mësohet të ketë thënë se për pjesën tjetër të protestuesve, që sipas kryeministrit janë studentë, ka thënë se duhet të dëgjohen.
Mbledhja e qeverisë ishte parashikuar fillimisht të mbahej në orën 17:30, por agjenda u ndryshua dhe ajo u zhvillua më herët, pas zhvillimeve të fundit të lidhura me protestën.
Më herët, Rama u detyrua të hynte në godinën e Kryeministrisë nga hyrja e pasme, e përdorur nga stafi i mediave, pasi hyrja kryesore ishte blinduar në kuadër të protestës.
Ndërkohë, protesta studentore vijon në Tiranë, ku në ditën e dytë të saj janë regjistruar tensione dhe përplasje, ndërsa studentëve u janë bashkuar edhe gjimnazistë.
Këshilli i Ministrave miraton disa vendime, Sadleva Bodo emërohet zyrtarisht drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve
Berisha konferenë për shtyp: Rama të jap dorëheqjen, rruga e vetme për të zgjidhur krizën
PD anulon mbledhjen e Grupit Parlamentar, deputetët do t’iu bashkohen protestuesve
- 16:08 Tensione në Rrugën e Durrësit, protestuesit djegin stola plastikë pranë sheshit “Skënderbej”(VIDEO)
- 15:52 Policia reagon pas akteve të dhunës në protestë: Distancohuni nga personat që sulmojnë efektivët
- 15:30 Tensione në Rrugën e Durrësit, një biznes digjet, tjetrit i thyhen xhamat (VIDEO)
- 15:23 Tetë kushtet e Kroacisë për Malin e Zi para anëtarësimit në BE
- 15:23 Protesta para Ministrisë së Arsimit vijon për të dytën ditë, në terren mbërrin drejtori i Policisë Skënder Hita
- 14:54 Të rinjtë prishin sinjalistikën rrugore, dëmtojnë semaforët (VIDEO)