Lajmi i fundit

LIVE - 'Dorëheqje!' Studentët bojkotojnë auditoret, revoltë para ministrisë së Arsimit! Ndërhyn policia, ka arrestime

Berisha: I bëj thirrje narko-policisë që ka thyer kocka të rinjsh se rreptësia e ligjit do bjerë mbi ta

12:56, 14/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu demokrat Sali Berisha duke komentuar dhunën e policisë ndaj protestuesve tha se, ‘I bëj thirrje narko-policisë që ka thyer kocka të rinjsh se rreptësia e ligjit do bjerë mbi ta kudo që të shkojnë’.

Berisha: Edhe njëherë, këto ditë ndahet historia, ana na të cilën duhet të qëndrojnë qytetarët shqiptarë.

Studentët kanë bërë zgjedhjen e tyre.

Kanë treguar rrugën që duhet të zgjedhin të tjerët.

Jam këtu para jush për t’i bërë thirrje narko-policisë, ju që thyet kocka të rinjsh, por edhe burrash të moshuar, ju që me egërsi shtazore godisnit qytetarët e rrëzuar përdhe nga ju, u siguroj se rreptësia e ligjit do bjerë mbi ju kudo që do shkoni.

Përndryshe u bëj thirrje të gjithë atyre policëve, të cilët shohin se piramida e krimit dhe e drogës qëndron mbi ta si Shpata e Demokleut, të rebelohen, të bashkohen me studentët.

Ky shtet është shtet i krimit.

Ky shtet është shtet i bandave.

Shteti i vrasësve.

Shtet i trafikantëve.

Kundër një populli, kundër një rinie, kundër të ardhmes së tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco