Tensionet përpara Ministrisë së Arsimit, Berisha thirrje demokratëve: Lini çdo gjë dhe bashkohuni në protestë 14/10 12:41
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ngritur akuza ndaj funksionarit të Partisë Demokratike, Aurel Bylykbashi.
Balla pretendon se Bylykbashi ka bërë thirrje për ndërprerjen e punës në fabrika përmes grupeve të komunikimit të sipërmarrjeve private.
“Kudo është Saliu Shikojeni edhe tek grupet e komunikimit të sipërmarrjeve private. Funksionari i partisë së Saliut, Aurel Bylykbashi, bën thirrje për ndërprerje të punës në fabrika”, shkruan Balla.
Reagimi i kreut të Grupit Parlamentar të PS shoqërohet me publikimin e një materiali që, sipas tij, lidhet me këtë thirrje.

Top Channel